Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese në ditën e dytë të qëndrimit përfaqësues të Delegacionit të Venecias pritet që të takohen me përfaqësues të opozitës politike.
Në orën 08:15 të ditës së sotme, Basha i shoqëruar edhe nga Petrit Vasili i LSI, Gazment Bardhi dhe Oerd Bylykbashi do të zhvillojnë një mëngjes pune me delegacionin e Venecias te Rogneri.
Gazetari i ABC News Juxhin Mustafaraj raporton se kryedemokrati do të jetë kryesuesi i takimeve me përfaqësuesit e Venecias këtë të premte.
“Opozita do të takohet me përfaqësuesit e Venecias, në këtë takim Basha do të shoqërohet nga Petrit Vasili, Gazmend Bardhi dhe Oerd Bylykbashi, ky është një takim në kuadër të takimeve që përfaqësuesit po zhillojne ne Shqipëri takime pas kerkesës së kryeparlamentarit Gramoz Rucit për një shkelje kushtetuese të bërë nga presidenti Meta per mos lejimin e betimit të anëtareve të kushtetueses, ku eshte kerkuar ndihmë per te dhënë një opinion”, tha gazetari i ABC News.
Gjithashtu gazetari Juxhin Mustafaraj ka bërë me dije se përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do takohen me anëtaret e KED dhe kreun e institucionit Ardian Dvorani në orën 10:15.
Ndërkohë një ditë më parë ekspertët e Venecias janë takuar me kryeparlamentarin Ruçi, përfaqësuesit e komisionit hetimor,presidentin Ilir Meta dhe Arta Vorpsin./abcnews.al

