Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fotoja me Ardian Çapjan, Rama: Nuk kam asnjë pishman e bëj edhe 100 herë

schedule21:50 - 13 Shkurt, 2020

schedule 21:50 - 13 Shkurt, 2020

Kryeministri Edi Rama është vënë sonte përballë fotos me Ardian Capjan. Foto, kjo e publikuar nga gazetari Artan Hoxha pak ditë më parë. Në një debat të tensionuar në “Opinion”, Rama tha se nuk është pishman se ka dalë në foto me personin në fjalë.

Gazetarët Klodiana Lala dhe Artan Hoxha e pyetën Ramën si ka mundësi që shkon në hotelin e Çapjas, i cili ka qenë shenjestër i dy atentateve. Ndërsa fotoja e shkrepur disa vite më parë, u publikua pasi OFL-ja i dërgoi formularin Ardian Capjas për të justifikuar pasurinë.

Kryeministri Edi Rama tha se “Zotëria me zonjën më thanë a mund të bëjmë një foto tek hoteli dhe i thashë po patjeter. Kam qenë disa here në hotelin e tyre në Elbasan se ka sallë për evente dhe konferenca. Nuk isha i informuar për të shkuarën e tij”.



Më tej Rama tha se nuk e ka problem për sigurinë e tij. “Unë nuk kam asnjë pishman e bëj edhe 100 herë të tjera. Unë kam parë aq shumë banjo, skuta nuk pyes fare… asnjë problem nuk kam dhe takoj këdo dhe kurdo, pavarësisht masave të Gardës”, shtoi ai.

Kujtojmë se Operacioni Forca e Ligjit kur i dërgoi formularin tha se Ardian Capja është i dyshuar për një serë vrasjesh në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje ndërsa në qershor të vitit 2016 qëlloi ndaj policisë.

Pjesë nga debati në Opinion:

Klodiana Lala: A ishit ju i informuar që kjo pronë, është e një personi që ka urdhëruar vrasje?

Edi Rama: Jo, jo jo … Nuk isha i informuar dhe nuk kam asnjë problem me këtë foto. Ka dhe një foto tjetër që e kanë vënë në mur ata.

Klodiana Lala: A u shqetësuat kur e patë këtë foto?

Edi Rama: Punët e policisë janë të policisë, punët e mia janë të miat…

Klodiana Lala: Ajo vajza me syze e OFl-së i ka vajtur atje…

Edi Rama: Mos i hy fare se qenke komplet tap topi ndaj kësaj fushe…

Klodiana Lala: Mos më intimido zoti Kryeministër. Kam bërë shkollë për këtë punë…

Edi Rama: U qava nga Mark Marku, po kjo qenka…. çështja kjo mo?

Klodiana Lala: Zoti kryeministër do japësh përgjigje…

Edi Rama: Do jap përgjigje por ti duhet ta qepësh!

Bledni Fevziu: O Klodi, po të fut në kurth. Mos e merr personale

Edi Rama: OFLnuk e coj unë, e çon ligji. Dhe ky është subjekt i tij. Nuk kam asnjë pishman, e bëj edhe njëqind herë të tjera.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!