Ish-gjyqtari, Pierluigi Collina, kërkon nga gjyqtarët kryesorëë të ndeshjeve që ti marin ato vendimet sikur VAR të mos ekzistone fare. Drejtori i departamentit të gjytarëve të FIFAS, mbush sot 60 vjeç dhe në një intervistë ai flet për teknologjinë e re në futboll.
‘’Është gjyqtari ai që duhet të vendosë. Duhet menduar sikur VAR nuk ekziston. Objektivi është që teknologjia të jetë e panevojshme dhe vendimet të jenë të drejta. Për këtë po punojmë shumë,’’ deklaron Collina për ‘’La Gazzetta dello Sport’’.
‘’VAR duhet të shikohet si një ‘parashutë’, e cila mund të ndihmojë ty të korigjosh një gabim. Gjyqtarët duhet të dijnë gjithçka rreth takimit, duhet të analizojnë video rreth taktikave dhe karakteristikave të lojtarëve. Në kohën time kështu punohej, ndërsa sot ajo është vetëm një pjesë e përgatitjes,’’ mbyll ish-gjyqtari. /abcnews.al