Situata pas përmbytjes në Novoselë, ka ende toka të mbuluara nga uji

schedule15:40 - 6 Shkurt, 2018

schedule 15:40 - 6 Shkurt, 2018

Në Novoselë dëmet janë të mëdha nga përmbytja. Kjo për shkak se vetëm brenda dy muajsh kjo ishte përmbytja e dytë. Banorët janë të tronditur dhe kërkojnë një zgjidhje përfundimtare.

Në pjesën më të madhe të territorit uji është larguar.

Banorët janë duke përllogaritur dëmet.

Në Novoselë ato janë të mëdha.

Por këtu ka ende zona me ujë pavarësisht përmirësimit të motit.

Në fshatin Bishan ka toka të mbuluara.

Është përmbytja e dytë në pak kohë. Banorët duan zgjidhje përfundimtare të situatës.

Ndoshta janë njerëz fatkeqë.

Kur po qajnë atë çfare u ndodhi ditët më të fundit, ende nuk kanë pushuar se rënkuari për përmbytjen e dy muajve më parë, atë të frikshmen, dhjetorin e kaluar.

Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!