Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E KRYER: Ziyech në Premier League, Ajax e shet për 45 milion euro

schedule13:47 - 12 Shkurt, 2020

schedule 13:47 - 12 Shkurt, 2020

Hakim Ziyech do të luajë në Premier League sezonin e ardhshëm. Marrëveshja është arritur që tani, sikurse raporton Telegraaf në Holandë. Chelsea është klubi që ka bindur Ajax për ta shitur mesfushorin, i cili spikati vjet në Champions League dhe në kampionat, duke shënuar 16 gola.

Marokeni do t’i bashkohet Bluve të Londrës në verë, ndërkohë që Ajax do të përfitojë shumën e 45 milion eurove. Për Ziyech kishte interesim nga shumë klube të mëdha europiane, por holandezët tashmë e kanë arritur akordin për shitjen e 26-vjeçarit.

Ajax e ka blerë mesfushorin në verën e vitit 2016 te Twente për shumën e 11 milionë eurove, ndërkohë që në të shkuarën ai ka qenë pjesë e Hereenven. Kjo do të jetë eksperienca e parë e Ziyech jashtë Holandës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!