Skuderia “Ferrari” ka prezantuar makinën për sezonin e ri të Formula 1. Makina e re u prezantua në teatrin “Municipale Valli” në Itali. Sebastian Vettel, katër herë kampion bote, por ende duke pritur për titullin e tij të parë me Ferrari, tha: “Më pëlqen shumë. Nuk mund të pres që ta pilotoj këtë makinë.
Është e pamundur të parashikosh se çfarë do të ndodhë, por unë shoh shumë orë punë që kanë hyrë në këtë makinë. Mendoj se është një hap përpara dhe shpresoj që të ndihet si i tillë. Një pjesë e punës tonë është se duhet të jemi të durueshëm dhe duhet të presim”.
SF1000 do të vazhdojë të testohet para fillimit të sezonit, Grand Prix Australian në Melburn në 15 Mars. Tifozët do të shohin pamjet e para të makinës së re kur të fillojnë testimet, në Barcelonë me 19 shkurt./abcnews.al