Mesfushori i munguar i Juventusit, nis numërimi mbrapsht për Khedirën

schedule15:18 - 11 Shkurt, 2020

schedule 15:18 - 11 Shkurt, 2020

Sami Khedira operoi gjurin e majtë në ditët e para të dhjetorit dhe mungesa e tij ka ndikuar te Juventusi. Mesfushori gjerman është pjesë e bardhezinjve prej vitit 2015 dhe gjatë kësaj kohe është aktivizuar në 114 ndeshje dhe ka shënuar 21 gola.

Rikuperimi i 32-vjeçarit po shkon mirë dhe pritet të rikthehet në mesin e muajit mars në dispozicion të trajnerit. Khedira ka qenë një titullar fiks si me Allegrin edhe me Sarrin, por dëmtimet e shumta e kanë kushtëzuar.

Mesfusha e Juventusit ka çaluar në ndeshjet e fundit dhe Maurizio Sarri po e pret me padurim rikthimin e lojtarit me origjinë nga Tunizia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!