Amerika në krizë kushtetuese!

schedule20:49 - 5 Shkurt, 2018

schedule 20:49 - 5 Shkurt, 2018

“New York Times” ka fshikulluar presidentin Trump, pas publikimit të memorandumit mbi taktikat hetimore të FBI-së. Në një analizë me tone të rrepta, gazeta prestigjoze amerikane e cilëson kreun e shtetit një njeri qesharak, burracak e skandaloz, që s’ka lidhje me qeverisjen.

Donald Trump do të shkatërrojë institucionet, sigurinë kombëtare, forcën e ligjit dhe zakonet e qytetërimit, vetëm e vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij. Kështu thuhet në një shkrim analitik të “New York Times”, ku shefi i Shtëpisë së Bardhë konsiderohet një person anormal për të qenë president.

“Ky njeri është i mangët. Është një njeri që ka jetuar gjithmonë në realitetin e tij dhe ka luajtur sipas rregullave të tij. Kur e vërteta nuk i shkon për shtat, ai shpik një realitet tjetër”, thuhet në artikullin e “NYT”. Gazeta prestigjoze shkruan se, në “mbretërinë prej gome” të biznesmenit të kthyer president nuk ka patur asgjë të kufizuar.

“Çdo gjë ishte e lakuar dhe, në mungesë të integritetit, ai ka derdhur vrer me shumicë derisa ka përkulur gjithçka”, vijon gazeta.

Analiza vjen pak ditë pas publikimit të memorandumit që tregonte taktikat e përdorura nga FBI, të cilën Trump e akuzon se ka tejkaluar kompetencat kur ka hetuar një nga këshilltarët e tij elektoralë.

“Edhe garën për president ai nuk e nisi me besimin se mund të fitonte. Ajo ishte thjesht një shfaqje tjetër, akti i radhës i karnevaleve. Ai e kuptoi shumë vonë se mund të fitonte dhe, çfarë është më e rëndësishme, se dëshironte të fitonte”, thuhet më tej në artikull. Trump akuzohet se nuk donte t’i shërbente vendit, por donte të fitonte për të kënaqur egon e tij, sepse ai urren të humbasë dhe sepse një humbje do të kishte qenë më e dhimbshme për të. “Në procesin e konvertimit të një fushate të dështuar në një fushatë të mirëfilltë, atij iu desh të nxitonte, të luftonte dhe u lidh me të vetmit njerëz që mund t’i lejonin vetes të bënin aleancë me një njeri qesharak, të njollosur, burracak, skandaloz dhe të paskrupullt”, thotë më tej gazeta, që i referohet lidhjeve të përfolura të Trump me Rusinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!