Starova: Partizani nuk e ka kaluar provimin, do e shohim kundër Laçit

schedule23:40 - 10 Shkurt, 2020

schedule 23:40 - 10 Shkurt, 2020

Sulejman Starova vazhdon analizat e tij në Pressing dhe Bobi është ndalur së fundmi te Partizani. Sipas trajnerit të njohur, “Demat e Kuq” nuk e kanë kaluar provimin edhe pas dy fitoreve kundër Flamurtarit dhe Luftëtarit.

“Partizani e donte këtë fitore dhe e mori. Do të kishte fituar shumë nga ana psikologjike nëse do të ndalonin dy rivalët që ka para. Edhe Vlora, edhe Luftëtari, janë për t’iu bërë komplimente, nuk po e prishin garës. Gjirokastra shkon në Durrës dhe merr pikën.

Nuk duhet të dalim në konkluzione pse Partizani nuk fitoi me goleadë kundër Vlorës. Partizanin duhet ta shohim me ndeshjen ndaj Lezhës, ta kalojë atë siklet. Pastaj duhet të shikojë të marrë pikët e veta dhe të shpresojë të lënë pikë kundërshtarët.

Partizani mori gjashtë pikët kundër dy skuadrave të fundit, por nuk e ka kaluar provimin e fundit. Partizani do të shihet në Laç, nuk mund të themi pse u mbrojt Vlora dhe u mund vetëm 2-0. Partizani po vjen nga kriza, do e shohim tani në Laç. Mos harroni që është në vend të tretë. Ishte dhe në vend të parë? Por ishte dhe në vend të shtatë!”, tha mes të tjerash Starova./abcnews.al

 

Starova në Pressing

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!