Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjithnjë e më shumë në historinë e Realit, Ramos parakalon një legjendë

schedule12:58 - 10 Shkurt, 2020

schedule 12:58 - 10 Shkurt, 2020

Sergio Ramos është një nga pikat më të forta të Real Madrid. Ndeshja e djeshme kundër Osasunës ishte e veçantë për kapitenin, aty ku shënoi edhe njërin nga katër golat. 33-vjeçari zhvilloi ndeshjen e 440-të në La Liga me “Los Blancos” dhe parakaloi një legjendë si Fernando Hierro (439 ndeshje në kampionat).

Qendërmbrojtësi bëhet lojtari i pestë me më shumë prezenca në kampionat në historinë e Realit. Objektivi i radhës është Carlos Alonso Gonzales, i cili numëron 461 ndeshje. Rekordmeni absolut është Raul me 550 takime në kampionat.

Pas ish-sulmuesit të njohur renditen Manuel Sanchis me 524 ndeshje dhe Iker Casillas me 510 të tilla. Sergio Ramos do të bëjë maksimumin për të thyer rekordin e radhës, pse jo edhe për të parakaluar Raul Gonzales. /abcnews.al

Raul dhe Sergio Ramos duke festuar një gol së bashku

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!