Lautaro Martinez ishte mungesa e madhe e Interit në derbin kundër Milanit. Zikaltrit e Contes fituan 4-2 dhe festuan gjatë triumfin e daljen në vend të parë të Serie A.
Gruaja e sulmuesit argjentinas, Agustina Gandolfo ka publikuar një instastory, aty ku dallohet zëri i një tifozi shqiptar. “Rama Ik”. Jemi mësuar me një thirrje të tillë në stadiumet shqiptare, teksa ndodhi edhe në mitikun “San Siro”.