Evertoni i Carlo Ancelottit ka një objektiv të madh për repartin e sulmit. Dëshira e klubit nga Liverpool quhet Joe Gelhard. 17-vjeçari është pjesë e Wigan në Championship dhe cilësohet si një talent, teksa për të ka interes edhe nga klubi si Liverpool dhe Chelsea.
The Sun raporton se trajneri i njohur italian po monitoron paraqitjet e qendërsulmuesit, i cili ka shënuar me kombëtaret e moshave të Anglisë, atë U16, U17 dhe U18.
Gelhard cilësohet në ishull si Wayne Rooney i ri për nga stili i futbollit që luan. Sivjet ka shënuar vetëm një gol me Wigan, por nuk duhet harruar fakti që është vetëm 17 vjeç. /abcnews.al