Ditët kombëtare të pemëve/Klosi dhe Nikolla memorandum për pyllëzimin

schedule13:16 - 5 Shkurt, 2018

schedule 13:16 - 5 Shkurt, 2018

Datat 23 dhe 24 shkurt të çdo viti, shpallen Ditët Kombëtare të Pemëve. Të  gjitha shkollat dhe universitetet në vend do të bëhen pjesë e këtyre ditëve kushtuar gjelbërimit dhe pyllëzimit. Për realizimin e kësaj fushate të përvitshme dhe mbi baza vullnetare, ministrant Blendi Klosi dhe Lindita Nikolla nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në prani të nxënësve të gjimnazit “Partizani” në Tiranë.

Ministri Klosi kërkoi mbështetjen e çdo nxënësi, mësuesi dhe prindi që të mbjellin pemë për të rigjeneruar mjedisin dhe jetën në vendin tonë.

Edhe ministrja Nikolla siguroi mbështetjen e plotë të ministrisë së Arsimit për mbarëvajtjen e aksionit të mbjelljes së pemëve duke përsëritur apelin për përfshirjen vullnetare të të gjithë nxënësve dhe stafit pedagjogjik.

Në fund të takimit ministrat e Mjedisit dhe Arsimit, së bashku me mësues e nxënës, mbollën fidanët për kurorën e gjelbërt të shkollës “Partizani”./abcnews.al