Ka shkuar në 910 numri i të vdekurve nga koronavirusi, sipas shifrave më të fundit, por duket se numri i personave të sapo infektuar në ditë është stabilizuar.
Sipas mediave ndërkombëtare në të gjithë Kinën, 40.171 persona janë të infektuar ndërsa 187.518 janë nën vëzhgimin mjekësor.
Ndërkohë sipas të dhënave të autoriteteve kineze, 3,281 pacientë janë shëruar dhe kanë lënë spitalin.
Ndërkohë muajin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) shpalli emergjencë globale s për shkak të shpërthimit të virusit.
Virusi i ri, 2019-nCov, u raportua për herë të parë në kryeqytetin Hubei, Ëuhan, i cili prej javësh të tërë është izoluar.
Ndërkohë, Hong Kongu ka zbatuar një periudhë të detyrueshme karantine dy-javore për këdo që arrin nga Kina kontinent. Vizitorëve u thuhet të izolohen në dhomat e hoteleve ose qendrave të drejtuara nga qeveria, ndërsa banorët u kërkohet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre./abcnews.al