Fluks fëmijësh për vizitë tek Pediatria në QSUT, prindërit: Presim me orë për një vizitë

schedule20:00 - 9 Shkurt, 2020

schedule 20:00 - 9 Shkurt, 2020

Shërbimi i Urgjencës së Pediatrisë në QSUT po përballet me fluks pacientësh prej javësh për shkak të gripit dhe virozave të stinës.

Edhe gjatë kësaj të diele numri i pacinetëve është i lartë.

Prindërit e të vegjëlve shprehen se janë të detyruar të rrinë jashtë pasi brënda ka shumë njerëz, dhe kanë frikë se fëmijët mund të marrin edhe ndonjë infeksion tjetër.

“Kemi frikë të rrimë brenda nga virozat e tjera”, thonë disa prej prindërve.

Një arsye tjetër e fluksit sipas prindërve pranë Urgjencës së Pediatrisë në QSUT, krijohet pasi janë vetëm 2 mjekë në turn, dhe është e pamundur për t’u shërbyer gjithë pacientëve që presin në radhë.

Shumica e fëmijëve që kërkojnë të marrin shërbim pranë urgjencës kanë kryesisht temperaturë dhe kollë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!