Asambleja e KOKSH: Tentohet shkarkimi i “sherrxhinjve”, paqen e sjellin ndërkombëtarët

schedule11:59 - 9 Shkurt, 2020

schedule 11:59 - 9 Shkurt, 2020

KOKSH vijon punimet e Asamblesë së Jashtëzakonshme. Situata në këtë organizatë është mjaft e rëndë, për shkak të përplasjeve të shumta që kanë pasur kohët e fundit presidenti Viron Bezhani dhe Sekretari i Përgjithshëm, Stavri Bello.

Akuzat kanë qenë të shumta në media, ndërkohë që ka pasur edhe padi penale dhe gjithçka po hetohet. Për ta zgjidhur këtë situatë, është menduar që të dy protagonistët të shkarkohen. Në lojë janë futur edhe ndërkombëtarët, që kërkojnë sheshimin e gjithë kësaj problematike.

Disa prej federatave, pjesë e KOKSH, kanë kërkuar shkarkimin e Bellos dhe Bezhanit. Momentalisht nuk është pranuar kjo kërkesë dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. Për momentin zgjedhjet përjashtohen, ashtu sikurse edhe ndryshimi i statutit. Palët kanë nënshkruar një rezolutë, që do të duhet të votohet nga federata anëtare të KOKSH. /abcnews.al