Protestë dhe ironi, Troisi dhe Flamurtari kapen me penalltinë e Partizanit

schedule20:58 - 8 Shkurt, 2020

schedule 20:58 - 8 Shkurt, 2020

Flamurtari rezistoi mirë për një orë në ndeshjen me Partizanin, por rezultati u zhbllokua nga një penallti që krijoi shumë polemika në kampin vlonjat. Çinari nuk gaboi dhe kaloi “Demat” në avantazh, teksa Trashi vulosi fitoren me golin e shënuar në 71-të.

Trajneri i kuqezinjve, Marcelo Troisi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Absurde kjo penallti. Të gabosh është njerëzore, por kështu jo, për Zotin… “, shkruan timonieri brazilian. Më i ashpër është reagimi i klubit të Flamurtarit, aty ku nuk mungon ironia e madhe.

Herën tjetër fusni edhe piruetën për 11m. Respekte arbitër. Bravo çunat, edhe pse luajnë 11 kundër 15“, lexohet në postimin e Flamurtarit në Instagram. /abcnews.al

 

Postimi i Troisit
Postimi i Flamurtarit