Pioli merr lajmin e keq para derbit, Milani humbet shërbimet e mesfushorit

schedule18:20 - 8 Shkurt, 2020

schedule 18:20 - 8 Shkurt, 2020

Stefano Pioli ka marrë një lajm të keq përpara derbit me Interin. Rade Krunic ka pësuar një frakturë në këmbën e djathtë. Mesfushori boshnjak u transferua te kuqezinjtë në verë dhe deri tani është aktivizuar në 11 ndeshje.

Klubi i Milanit ka dalë me një komunikatë zyrtare rreth dëmtimit të 26-vjeçarit, i cili do të qëndrojë, minimalisht, një muaj larg fushave të blerta.

“Milani raporton se Rade Krunic i është nënshtruar kontrolleve mjekësore  që kanë evidentuar një frakturë në këmbën e djathtë. Lojtari do të kryejë një kontroll tjetër pas një muaji”, lexohet në deklaratën e kuqezinjve. /abcnews.al

 

Rade Krunic