Janë mbyllur 45 minutat e para në dy sfidat e Superiores. Partizani nuk ka arritur të thyejë mbrojtjen e Flamurtarit gjatë fraksionit të parë të lojës, edhe pse “Demat e Kuq” sulmuan vazhdimisht portën e Moçkës. Solomon kishte rastin më të mirë për të shënuar, por u vonua shumë në goditje dhe Moçka arriti t’i largojë topin.
Ndërsa në takimin tjetër mes Teutës dhe Luftëtarit, ka pasur gol, por ka qenë shumë i kontestuar. Emiliano Vila në minutën e 14-të, bën një goditje përrallore me roveshatë në hyrje të zonës dhe ishte shumë pranë supergolit, por topi i goditur prej tij ndalet në shtyllë.
Sulmuesi Gomes përfiton nga topi i kthyer dhe shënon me portën e boshatisur, por pozicioni i tij është shumë i dyshimtë. Gjithsesi, anësori e konsideroi të rregullt dhe Teuta udhëheq në pjesën e parë./abcnews.al
SUPERIORE, java 21
Partizani – Flamurtari 0-0
Teuta – Luftëtari 1-0
Gomes 14′