Dy opsione për të ardhmen e Wenger, klubi francez gati ta bëjë president

schedule14:29 - 8 Shkurt, 2020

schedule 14:29 - 8 Shkurt, 2020

Arsene Wenger mund të rikthehet sërish në futboll. Dy janë alternativat për francezin e njohur. Zëra të ndryshëm flasin për opsionin e çmendur të rikthimit tek Arsenali, ndërsa opsioni tjetër është ai i rolit të presidentit.

L’Equipe raporton se familja Pinault, që drejton klubin e Rennes, është gati t’i ofroja postin e presidentit ish-trajnerit të Arsenalit. Një rol paksa ndryshe, pasi Wenger do të bëjë edhe rolin e drejtorit sportiv.

70-vjeçari do të zëvendësojë Oliver Letang, i cili u shkarkua disa ditë më parë nga familja Pinault. Wenger qëndron pushim prej majit të vitit 2018, moment kur u largua nga drejtimi i “Topçinjve” pas 22 vitesh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!