Kurti: Kur do ta heq taksën ndaj mallrave serbe

schedule14:02 - 8 Shkurt, 2020

schedule 14:02 - 8 Shkurt, 2020

Kryeministri ri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe që hyjnë në Kosovë duke e zëvendësuar më një masë tjetër.

Permes nje postimi ne Faqen e tij ne Facebook, ai shkruan se taksa do të hiqet sapo të vendoset masa e reciprocitetit me Serbinë.

“Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti.

Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%.

Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, shkruan Kurti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!