Bayern Munchen i ka hedhur sytë në Holandë, aty ku ka piketuar lojtarin e kombëtares amerikane, Sergino Dest. Mbrojtësi i djathtë është pjesë e skuadrës së Ajax dhe këtë sezon po luan rregullisht me holandezët.
Bëhet e ditur që bavarezët e kanë tentuar 19-vjeçarin që në muajin janar, por Ajax e ka refuzuar ofertën. Gjithsesi holandezët janë të gatshëm të bisedojnë sërish në verë dhe pritet që të ketë sërish tratativa.
Në “Fox Sport”, Hans Kraay Jr, ish-futbollit dhe trajner, është shprehur se do t’ua çonte Dest bavarezëve direkt. Madje ai ka lëshuar edhe një batutë, duke u shprehur se do e dërgonte në Mynih në këmbë.
“E sjell në Munih duke e shtyrë me karrocë”, është shprehur mes të tjerash ish-mbrojtësi, Kraay Jr gjatë emisionit. Sigurisht nuk do t;i duhet ta bëjë diçka të tillë. Në verë klubet do bisedojnë sërish dhe mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje. /abcnews.al

