Policia e Durrësit ka bllokuar dhjetë makina luksoze, të cilat janë konstatuar se kishin probleme me dokumentacionin gjatë kontrolleve të bëra prej natës së mbrëmshme.
Gazetari Leonidha Musaj bën me dije për abcnews.al se operacioni u krye mbrëmë dhe në orët e para të ditës së sotme.
Abcnews.al mëson se makinat janë bllokuar dhe po u bëhen verifikimet e dokumentacionit. Nëse rast se do të konfirmohet se i përkasin shtetasve të inkriminuar ose probleme të tjera me dokumentacionin ndaj tyre do të fillojë procedura e sekuestrimit.
Gjatë orëve të fundit policia ka kryer disa aksione në qytete të ndryshme të vendit për të verifikuar makinat luksoze.
Ndërkohë, është njoftuar bllokimi i makinave të blinduara të tre eksponentëve të rrezikshëm si Dashamir Gjoka, Durim Bami, Landi Murremi dhe Saimir Taullau. /abcnews.al