Fasadat e qytetit më të rëndësishëm historik e kulturor po rrënohen. Eshte fjala për qytetin e Beratit, aty ku shumë pronarë kanë nxjerr në shitje apo kanë dhënë me qera shtëpitë që janë monumente kulturore.
Nuk mbahet mend që kur Berati quhet qyteti i bukur 2400 vjeçar, shkruhet diku.
Pjesë e trashëgimisë botërore në UNESCO, është një nga të paktat vende të njohura si destinacione ndërkombëtare të turizmit kulturor në Shqipëri.
Berati i vjetër, lagja “Magalem” është ajo që UNESCO e quan ndërtesat vernakulare.
Arkitekturë e ndërtuar për qëllime të funksionit banesor apo publik më shumë se sa për qëllime monumentale.
Kjo është dhe pjesa më e rëndësishme e qytetit. Por me kalimin e viteve pamjet afrojnë një zonë të plakur.
Banesa qindravjeçare po e humbasin vlerën e tyre.
Shumë nga pronarët e tyre janë larguar dhe ose i kanë dhënë me qera ose i nxjerrin në shitje.
Për drejtorin e monumenteve është problem i mbartur me vite dhe nuk mund të ndryshojnë menjëherë, ndonëse vitet e fundit është treguar interes i lartë.
Në të gjithë qarkun e Beratit numërohen 490 monumente kulture, 107 prej tyre i përkasin kategorisë së parë dhe 383 kategorisë së dytë.
Objektet i përkasin kulturave që kanë ndikuar në historinë e qytetit, nga lashtësia, te Mesjeta Bizantine, te komplekset e jashtëzakonshme otomane dhe deri te rrënojat e lëna pas nga koha e komunizmit.
Aty gjenden gjurmët e kulturave dhe religjovene të ndryshme, objektet e të cilave gjenden fare pranë njëra-tjetrës, nga islami helvetizmi te kristianizmi apo te legjenda se aty është varrosur Shabatai Zevi, një profet hebre./abcnews.al