Moise Kean u transferua në verë nga Juventusi tek Everton, por përshtatja me futbollin anglez nuk po shkon siç duhet. Gjithsesi, talenti italian po punon fort dhe përballë Newcastle shënoi golin e parë me ekipin nga Liverpooli. Theo Walcott thur elozhe për sulmuesin 19-vjeçar në deklaratën e dhënë për Goal dhe tregon pikën më të fortë të Moise Kean.
“Kean është vetëm 19 vjeç dhe sapo ka ardhur në një shtet tjetër, me një kulturë ndryshe, gjuhë ndryshe dhe ku luhet një tjetër lloj futbolli. Nuk është e thjeshtë. Ai është paraqitur mirë në Itali, tani po përshtatet me jetën dhe futbollin anglez.
Moise është një futbollist që punon shumë. Ai bën gjëra të çmendura me topin në këmbë dhe është, ndoshta, futbollisti më potent që kam parë. U gëzova shumë kur shënoi golin e parë, i dallohej lehtësisht në fytyrë emocioni i madh. Ka punuar shumë, është shumë i uritur“, përfundon Theo Walcott. /abcnews.al