Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Transferimi i Kumbullës: Interi e Napoli duhet të tremben, surprizon Tare

schedule14:34 - 7 Shkurt, 2020

schedule 14:34 - 7 Shkurt, 2020

Shumë klube pas Marash Kumbullës. Në takimin e fundit kundër Lazio kishte edhe skaut të Chelsea që e panë nga afër qendërmbrojtësin e Hellas Verona, i cili para pak kohësh ka refuzuar një ofertë të Napolit që kapte shifrën e 20 milion eurove. Të paktën sipas asaj që raportojnë mediat në Itali.

Interi gjithashtu është në garë për shërbimet e Kumbullës, madje thuhet se janë më favoritët. Gjithsesi gjithçka mund të marrë rrjedhë tjetër, pas lëvizjes së fundit të bërë nga Igli Tare, drejtori sportiv i klubit të Lazios.

Për cilësitë e Kumbullës askush nuk ka më dyshime, edhe pse ndoshta duhet pritur që të konfirmohet si lojtar. Ky është sezoni i parë në Serie A dhe pritshmëritë rreth do të jenë edhe më të mëdha në të ardhmen, sidomos nëse do të kalojë në një klub të madh.

Kumbulla në një dyluftim me Milinkovic Savic

Tare, sikurse raporton Telesport, ka zhvilluar një takim me familjarët e Marashit. Arsyeja është i thjeshtë: t’u propozojë atyre projektin e tij për mbrojtësin te Lazio. Mes të tjerash thuhet se ky takim ka shkuar më së miri dhe vlonjati ka premtuar se për Kumbullën në Romë do të jetë ambienti i duhur për t’u rritur.

Familjarët e tij kanë marrë garancinë se nuk do të ketë presion, ndërkohë që u është kujtuar si rast ai i Thomas Strakoshës, i cili te Lazio është kthyer në një nga portierët më të mirë në Itali. Familja e Kumbullës normalisht nuk mund të japë një përgjigje direkt.

Ata kanë kërkuar kohë dhe tashmë do të duhet të ketë një bisedë mes tyre dhe menaxherit Gianni Vittali, i cili përfaqëson Marashin dhe më parë ka biseduar edhe me klube të tjera. Ndoshta Lazio do të ishte klubi perfekt për mbrojtësin, ndërkohë që edhe presidenti Claudio Lotito është pro këtij operacioni merkatoje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!