Georgina Rodriguez shkëlqeu në “Sanremo”, por Cristiano ia mori të gjithë vëmendjen

schedule09:05 - 7 Shkurt, 2020

schedule 09:05 - 7 Shkurt, 2020

Georgina Rodriguez ishte bërë një yll në Sanremo.

Bukuroshja brune, e cila u tha se kërkoi 140 mijë euro për të marrë pjesë në festivalin e mirënjohur Italian, vendosi më në fund të jetë prezente dhe sot në natën e tretë, ajo u shfaq përkrah Amadeus për të prezantuar.

Me një fustan me shkëlqim që i ekspozonte linjat elegante, flokët e drejtë të ndarë në mes dhe dekoltenë e hapur, Georgina dukej tepër e mahnitshme.

 

 

Por ajo që tërhoqi më tepër vëmendje, ishte prania e partnerit të saj Ronaldo në mesin e publikut.

Madje edhe prezantimi i Georgina-s në “Sanremo”, ishte përgatitur si një “ngacmim” për Ronaldon, kur prezantuesi u shfaq me bluzën e interit në skenë.

 

Më pas Georgina i solli një dhuratë Amadeus-it, në dukje një simbol për interin e tij të zemrës, por që në të fshihej Juventus-i i Ronaldos.

 

Amadeus shkoi të falenderonte personalisht Ronaldon në skenë dhe ky i fundit zbuloi më pas se ishte një bluzë me autograf, që ia dhuronte moderatorit./abcnews.al