Rrëshqitje të tokës pranë një pallati në Gjirokastër

schedule10:24 - 4 Shkurt, 2018

schedule 10:24 - 4 Shkurt, 2018

Reshjet e shiut kanë shkaktuar panik dhe problem edhe ne Gjirokastër. Gjatë orëve të para u raportua për rrëshqitje dheu pranë një pallati në lagjen “Granicë”. Pallati është ndërtuar pranë një kodre. Familjet do qëndrojnë larg deri në evidentimin e situatës e marrjes së masave.

Masive të mëdha dheu zaptuan banesat e kateve të para e të dyta në një pallat tetëkatësh në lagjen “Kodra e Shtufit”. Në pak minuta, balta depërtoi brenda shtëpive.

“Balta i ka përmbytur të gjitha, të dyja dhomat”.
“Ku të venë të flenë. Asnjë rrobë për të veshur, asnjë gjë”.

Rrëshqitja e dheut ndodhi mbrëmjen e së shtunës si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut për më shumë se 48 orë. Policia bëri evakuimin e menjëhershëm të banorëve dhe sigurimin e zonës, por ata u kthyen sërish ditën. Masivi i dheut që përmbyti pallatin shembi edhe një pjesë të rrugës së sipërme. Në rrezik gjenden edhe tre vila private, në pjesën e sipërme të kodrës.

Zamira Rami: “Sipas relacionit të rekomanimeve, rrezikshmëria që paraqet zona, qëndrueshmëria e pallatit ne do të vazhdojmë me hapat në vijim”.

Sipas prefektit Aliaj, 24 familjet e pallatit tetëkatësh do të qëndrojnë larg banesave deri në evidentimin e situatës dhe marrjen e masave.

“Është bërë një kërkesë Ministrisë së Mbrojtjes, Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave që të vijë një grup që të bëjë vlerësimin e kësaj zone”.

Dy familje Kasi u larguan nga banesat e tyre ne lagjen “Çfake”.
Kurse problematike ka edhe në urën e Viroit, në të cilën, lëvizja bëhet vetëm në një korsi. Prerjet e përroit të “Gjokanës” vështirësojnë qarkullimin./abcnews.al