Florian Riza e ka nisur nga fundi i renditjes analizën e tij në emisionin “Pressing” në ABC News. Opinionisti vlerëson Luftëtarin dhe Flamurtarin, teksa analizon edhe përballjen Vllaznia-Tirana.
“Më shqetëson fakti që dy ekipe janë përcaktuar që do të bien nga Kategoria. Por, po luajnë aq mirë, nuk e kanë dorëzuar garën, po e vazhdojnë atë. Kjo është pozitive, e bën interesante garën. Luftëtari dhe Flamurtari po luajnë futboll, nuk kanë toleruar.
Vllaznia-Tirana? Tradita tregon se ndeshjet, sidomos në Shkodër, janë spektakolare. Trajnerët u treguan pak të rezervuar. Egbo e trajtoi jo si një ndeshje specifike. Trajneri i Vllaznisë u shpreh qartë se nuk ka frikë Tiranën. Tirana është për titull, Vllaznia ka disa pikë më poshtë dhe ka siguri, sepse është sipër dy ekipeve të fundit. Sigurisht që nuk do të bie nga kategoria.
Tirana do të fillojë një set ndeshjesh nga kjo javë. Mendoj që një trajner, që do të orientohet drejt titullit, duhet t’i përcaktojë objektivat që pret nga një ndeshje. Duhen trajtuar si të marra bashkë. Nëse pretendon të fitosh njërën, nuk mund t’i hedhësh armët te ndeshja e parë e setit. Duhet të jesh racional, sa i përket renditjes dhe objektivit titull. “, thekson Riza. /abcnews.al