Erling Haaland po i befason të gjithë me aftësinë për të dërguar topin në rrjetë. Blerja e janarit e Dortmundit ka shënuar 7 gola në kampionat në vetëm 136 minuta aktivizim, teksa i mjaftuan 21 minuta për të gjetur golin e parë në Kupë.
Të gjithë po i tremben 19-vjeçarit norvegjez, përveç Thomas Meunier. Mbrojtësi i PSG neglizhon sulmuesin potent dhe analizon pikat e dobëta dhe të forta të verdhezinjve, që janë rivali i kampionëve të Francës për një vend të çerekfinalet e Champions League.
“Frikë nga ai? Nuk e njoh Haaland nga afër. Dortmund ka shifra të mëdha në sulm, që tregojnë se sa lehtë e gjejnë golin, por ata lënë shumë hapësira në mbrojtje“, deklaron mbrojtësi belg. /abcnews.al