Kryeministi i Thuringia në Gjermani, Thomas Kemmerich ka dhënë dorëheqjen vetëm nnjë ditë pas marrjes së këtij posti. Pas dorëheqjes së ai ka kërkuar shpërbërjen e parlamentit në shtetin lindor si dhe rizhvillimin e zgjedhjeve.
Ndërkohë pas largimit të tij vendimet mbeten në shqyrtim në parlament. Kemmerich u zgjodh si kryeministër i Thuringia ditën e djeshme me votat e partisë AfD. Fitorja e tij ngjalli shumë polemika duke vendosur partitë Demokratike para një sprove që mund të rezultojë me zgjedhje të jashtëzakonshme edhe në nivelin federal për Bundestag-un.
Votimi i së Mërkurës u përshkrua si një tërmet politik pasi ishte hera e parë që AfD ndihmon në formimin e një qeverie në Gjermani, duke thyer një konsensus midis partive kryesore për të mos punuar kurrë me partitë ekstremiste. Ndërkohë zgjedhja e tij është kundërshtuar edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel./abcnews.al

