Rama në Këshillin e Sigurimit: Kryesimi i OSBE, ngjarje madhore për Shqipërinë

schedule17:47 - 6 Shkurt, 2020

schedule 17:47 - 6 Shkurt, 2020

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nën cilësinë e kryetarit të OSBE.

Teksa ka prezantuar objektivat, Rama theksoi se kryesimi i OSBE-së është një ngjarje madhore për Shqipërinë.

Jam shumë i ddneruar që i drejtohem këtij këshilli nën cilësinë e kryetarit i OSBE. Kjo mundësi për shkëmbimin e pikëpamjeve me sfidat bashkëkohore është një shprehje e bashkëpunimit të shkëlqyer midis organizatave tona. OKB dhe OSBE janë partnerë të natyrshëm si organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë, OSBE është një shtyllë e rëndësishme e rendit ndërkombëtar.

Së bashku mund të përballemi me sfida kyce. Për Shqipërinë marrja  e kryesisë së OSBE është një ngjarje madhore që shënon një hap mësipër në lidershipin tonë. Në krye të OSBE objektivi strategjik i Shqipërisë do të jetë të mbrojë veprimin shumëpalësh në një kohë që po ndjejmë se po sulmohet.

Kryesia shqiptare do të mbështete në tre shtylla; të bëjmë dallimin në terren. OSBE e ka provuar kohë pas kohe se mud të dislokohet në mjedise sfiduese. Ne do të promovojmë punën e organizatës sonë sa më pranë njerëve. Përpjekjet për të zgjidhur konfliktin mbetet në krye. Kriza në Ukrainë dhe përreth saj mbetet sfida më e ngutshme”, u shpreh Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!