Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Soreca komenton nga Vlora OFL-në: Po e ndjekim me vëmendje

schedule16:50 - 6 Shkurt, 2020

schedule 16:50 - 6 Shkurt, 2020

Ambasadori i BE, Luigi Soreca nga Vlora ka komentuar sërish nismën “anti-KÇK” dhe OFL-në.

Soreca është shprehur se ligji është shumë e rëndesishëm dhe po e ndjekim me vëmendje implementimin e tij.

Tashmë e kemi bërë një deklaratë për këtë çështje referuar OFL. Ne besojmë se Parimi ‘ndiq për paranë’ është efikas për të luftuar krimin e organizuar. Kjo tregon vullnetin politik për ta trajtuar këtë problem. Unë kam qenë në kontakt me ministrin e Brendshëm dhe shpejt do të kem një takim edhe me drejtues të SPAK. Mënyra se si do të zbatohet. Ky ligj është shumë e rëndesishme dhe ne po e ndjekim me vëmendje implementimin e tij”, tha ambasadori.

Më tej Soreca ka komentuar edhe çeshtjen e integrimit në BE.

“Ju e keni pare dje që Komisioni Europian ka zbuluar një strategji të re për zgjerimin e tij, e cila shkon në një metodologji të re me çka kanë prezantuar disa shtete. Kjo do të diskutohet tashmë në Keshillin Europian, teksa Shqipëria duhet të vazhdojë përmirësimet dhe punën e saj gjatë Pranverës. Strategjia e re është një hap përpara integrimit të Shqiperisë, pasi Shqipëria do të ketë mundësinë ta prezantojë veten në mënyren e duhur në takimin që do të kemi gjate muajt mars. Ju më njihni tani unë jam një njeri optimist, por jam dhe realist kështu që në 7 javëve në vijim ne do të vazhdojmë të kemi rezultate të tjera në rrugën drejt Bashkimit Europian”, ka thënë Soreca.

Ndërkaq, Soreca gjatë vizitës në Vlorë zhvilloi një takim me kreun e Bashkisë, Dritan Leli. Takimi mes tyre u zhvillua me dyer të mbyllura.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!