Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një vajzë 5 vjeçare është përdhurnuar nga një i ri 25 vjeçar.
Ngrarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin Indian, Delhi, dhe kanë qenë prindërit e vogëlushes ato që kanë bërë dhe denoncimin e kësaj ngjarje të rëndë.
Sipas mediave të huaja bëhet me dije se ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur në ambjentet e një ambasade pasi babai i saj jetonte si punëtor në ambasadë.
Ndër të tjera raportohet se 25 vjeçari i cili punonte si shofer nuk ishte punonjës i ambasadës, por jetonte në të njëjtën lagje ku banonte dhe stafi i ambasadës. Ai joshi vajzën në shtëpinë e tij pasi e pa të luante jashtë, dhe në momentin që vpgëlushja është kthyer në banesë i ka treguar të ëmës se çfarë kishte ndodhur. Ajo është dërguar menjëherë në spital dhe mjekët konfirmuan se vajza ishte përdhunuar./abcnews.al