Dy gola të shpejtë në “Allianz Arena”. Bayern Munchen po përballet me Hoffenheim për një vend në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë dhe e pa shumë shpejt veten në disavantazh. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e tetë me anë të Ihlas Bebou.
Gjuajtja e sulmuesit nga Togo u devijua nga Boateng dhe përfundoi në rrjetë. Vendasit kishin shënuar tre minuta më parë me anë të Lewandovskit, por goli u anulua për pozicion të parregullt të lojtarit polak. Gjithsesi, bavarezët reaguan menjëherë duke barazuar shifrat.
Davies veproi bukur nga krahu i majtë dhe dërgoi një top drejt zonës, aty ku Hubner devijoi topin në portën e tij. Dueli me Thomas Muller pati ndikimin e vet dhe sfida u barazua. /abcnews.al