Intervista që shkaktoi polemika të shumta, SkySport kërkon falje publike

schedule20:09 - 5 Shkurt, 2020

schedule 20:09 - 5 Shkurt, 2020

“SkySport” bëri një gafë të rëndë ditën e djeshme, duke mos e përkthyer mirë një intervistë të sulmuesit të Rangers, Alfredo Morelos. Sky Sport shkroi se sulmuesi kolumbian është ofenduar nga tifozët e Celtic me kore racistë, fjalë që ylli i Rangers nuk i ka thënë:

Falja publike e Sky Sport:

“Ne kemi identifikuar pasaktësi në përkthimin e intervistës “SkySports” me Alfredo Morelos. Ju kërkojmë falje si klubeve të futbollit Celtic, ashtu edhe Rangers, si dhe Alfredo Morelos për polemikat e shkaktuara nga këto gabime.

Pas hapave të shumtë të ndërmarrë nga Sky për të verifikuar plotësisht intervistën, ne mund të themi se në asnjë moment Morelos nuk pretendoi ndonjë abuzim racist, ishte drejtuar prej tij nga mbështetësit e Celtic në intervistë. I kërkojmë falje mbështetësve të Celtic për këtë gabim të rëndë.

Ne po rishikojmë procedurat tona për intervistat e përkthyera, për të siguruar që kjo të mos ndodhë në të ardhmen. Një video e plotë me titra do të publikohet këtu më vonë”./abcnews.al