Prapaskenat e merkatos janë nga më të ndryshmet dhe mediet italianë kanë zbuluar një detaj në lidhje me Interin. Drejtori sportiv, Piero Ausilio është i dashuruar pas Luis Albertos. Spanjolli po zhvillon një sezon fantastik me Lazion dhe numëron 3 gola e 11 asiste.
Ausilio tentoi të niste një negociatë me bardhekaltrit, por fondi i kufizuar financiar dhe pretendimet e mëdha të presidentit Lotito bllokuan transferimin. Pasi u bindën që nuk arrinin dot te mesfushori 27-vjeçar, zikaltrit vendosën të sigurojnë shërbimet e Christian Eriksen.
Interi nuk heq dorë nga ky objektiv dhe do të tentojë sërish Luis Alberton në verë, edhe pse duhet pranuar që blerja e tij do të jetë një mision tepër i vështirë, duke llogaritur edhe faktin që vështirë se Lazio do të privohet nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm. /abcnews.al