Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kurti: Do rishqyrtohen vendimet e qeverisë në dorëheqje, me Serbinë reciprocitet për taksën

schedule16:52 - 5 Shkurt, 2020

schedule 16:52 - 5 Shkurt, 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me shefen e BE-së, Natalyia Apostolova ka folur edhe për emërimet dhe vazhdimet e mandatit të zyrtarëve publik që u bënë nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj sa ishte në detyrë.

Kurti në fjalën e tij ka theksuar se ai si kryeministër dhe qeveria e tij do të kenë në shqyrtim të gjitha vendimet të cilat janë marrur pas datës 19 korrik 2019.

Të gjitha vendimet të cilat janë marrur pas datës 19 korrik 2019 nuk mund ta kenë statusin e njëjtë sikurse vendimet para kësaj date. Po i referohem datës kur ish kryeministri dha dorëheqje. Qeveria e Kosovës dhe unë si kryeministër i saj do ta kemi një shqyrtim të gjithë kësaj faze pas dorëheqjes së ish kryeministrit, me ç’rast konsiderojmë se për të filluar një kapitull të ri duhet ta rrisim përgjegjësinë institucionale e ligjore por edhe politike e morale”, ka thënë Kurti.



Ai ka shtuar se dorëheqja është akt moral dhe nuk beson që vendimet dhe emërimet e pastajme e kanë statusin e pëlqyeshëm nëse respektojmë shtetndërtimin demokratik dhe ligjshmërinë në Republikën tonë.

Gjithashtu në konferencën e përbashkët me shefen e BE-së, Kurti është ndalur edhe tek taksa me Serbinë, e cila sipas tij do të zëvendësohet me reciprocitet.

Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në të njëjtën fjali. Edhe për shkaqe historike dhe arsye aktuale. Konsiderojmë që jemi këtu ku jemi si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë se me Serbinë do të kemi reciprocitet si zëvendësim për tarifën 100 përqind. Nuk kthehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë. Do të avancojmë. Edhe LDK edhe LVV, Osmani dhe unë mbi 60 përqind të votave në Kosovë – në mesin e shqiptarëve kanë qenë më parimin e reciprocitetit. Për reciprocitetin janë dakord edhe opozita”, ka thënë ndër të tjera kryeministri i Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!