Racizëm edhe në Gjermani, kapiteni i Hertha Berlin: Po qante në fushë

schedule09:54 - 5 Shkurt, 2020

schedule 09:54 - 5 Shkurt, 2020

Racizëm edhe në Gjermani. Mbrojtësi i Hertha Berlin, Jordan Torunarigha, ra pre e ofendimeve raciste dhe më pas nuk e përmbajti veten, duke u ndëshkuar me karton të kuq në shtesën e parë të ndeshjes së Kupës së Gjermanisë, kundër Schalke 04.

Futbollisti 22-vjeçar, i cili ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave, u mor në mbrojtje më pas nga kapiteni i skuadrës, Niklas Stark dhe trajneri Jurgen Klisnmann. “Djali u fye. Është e vështirë të vlerësosh këtë situatë emocionale në një djalë kaq të ri”, tha trajneri gjerman.

Stark, ndër të tjera deklaroi: “Është e rëndë kur humbet një lojtar që është goditur me fjalë të tilla. Nuk mund të përqendrohesh kur diçka e shpifur ndodh”. Me tej ai shton: “Jordan më tha mua. Ai po qante në fushë.

Ju pyesni veten se çfarë po ndodh dhe nuk është e mundur të ndodhë në asnjë mënyrë. Unë nuk e di si mund të parandalohet diçka e tillë. Të gjithë ata që e bëjnë diçka të tillë duhet të pyesin veten”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!