Qazim Laçi, edhe pse luan si mesfushor, shënon shpesh gola. Mbrëmjen e djeshme mesfushori i Ajaccio ka realizuar në fitoren 2-3 që skuadra e tij arriti në transfertë kundër Paris FC, skuadër që renditet në vendin e parafundit dhe ka në përbërje një emër të njohur si Jeremy Menez, autor i dy golave dje.
Laçi shënoi golin që i çoi shifrat në 1-2 për Ajaccio. Mesfushori realizoi më një goditje fluturimthi dhe iu gëzua golit të tretë personal këtë sezon. Futbollisti 24-vjeçar shpreson shumë që sezonin e ardhshëm të luajë në elitën e futbollit francez.
Ajaccio është në garë për t’u ngjitur, pasi momentalisht pozicionohet në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit dhe Lens i vendit të dytë ka vetëm katër pikë më shumë . /abcnews.al