Mbrojtës i Teutës, Rustem Hoxha, mori një bërryl nga Ngoo në takimin mes Tiranës dhe Teutës, që u luajt në Air Albania Stadium. Ngoo e kaloi këtë moment pa u ndëshkuar me karton të kuq, pavarësisht se kryesori kishte pamje të qartë dhe ishte shumë pranë aksionit.
Ky moment, por dhe disa episode të tjera në këtë takim, u polemizuan shumë, ndërsa Hoxha ka shfrytëzuar Instagramin e tij për të komentuar në lidhje me këtë përplasje: “Nuk ka pasur pamje të qartë besoj”, ishte ironia e përdorur nga mbrojtësi i Teutës, drejtuar kryesorit të takimit./abcnews.al