Milot Rashica nuk mund të pushojë as në ndeshjet e Kupës. Ylli i Kosovës e nisi dhe takimin kundër Borussia Dortmund si titullar dhe në vetëm 16 minuta, ia doli të jetë protagonist absolut. Pikërisht në këtë minuta, Werder Bremen kaloi në avantazh përballë verdhezinjve.
Rashica kundër Dortmundit gjithmonë bën ndeshje të shkëlqyera dhe sot historia është përsëritur. Sulmuesi shqiptar ishte ai që gjuajti fillimisht drejt portës, por portieri kundërshtar e priti tentativën e tij. Megjithatë, sulmuesi Selke ishte aty për të përfituar dhe për të kaluar Werderin në avantazh./abcnews.al
DFB Pokal
Werder – Dortmund 1-0
Selke 16′