PAMJET nga brenda “kështjellave”/ OFL-të “godasin” Bajrajt e Doçin, tek vilat luksoze s’hyn as dielli

schedule18:51 - 4 Shkurt, 2020

schedule 18:51 - 4 Shkurt, 2020

Forcat e Operacionit Forca e Ligjit kanë publikuar pamjet nga aksionet në Shkodër, ku edhe i janë sekuestruar pronat e familjes Bajri dhe Doçi.

Siç duket nga pamjet që policia ka shpërndarë për mediat gjatë këtij aksioni, ajo që vihet re është luksi me të cilat janë të ndërtuara këto vila.

Vilat që nuk janë më pak se dy-katëshe rrethohen nga pemë super të larta dhe nga dyer që nuk lejojnë të shihet në brendësi të territoreve në vilat e tyre.

Gardhet bashkohen nga dyer gjigande druri, statuja të cilat nuk është shumë të thuhet se tregojnë luksin e shfrenuar në këto ambiente.

Ajo që bie në sy janë hapësirat e bollshme, pishina shezllongë, gjithçka që duhet për një shtëpi luksoze./abcnews.al