Në Burgenland, në Austri, Willi Opitz prodhon një verë për të shoqëruar ëmbëlsirën e cila është hedhur në treg me rastin e lamtumirës së britanikëve ndaj Bashkimit Europian.
Quhet “Brexit i ëmbël” dhe shishja e parë është dërguar në kryeministri në Londër, ndërsa shishja e dytë i është dërguar familjes mbretërore.
Për këtë verë të vecantë, rrushi thahet në kashtë për të rritur përmbajtjen e sheqerit dhe për rrjedhojë prodhohet një verë e këndshme me një përqindje alkoli prej 14 gradë. Prodhuesi Opitz shpjegon se një e treta e verës që prodhon shkon në Mbretërinë e Bashkuar./abcnews.al