74 vite pasion dhe krenari, ditë speciale për Partizanin dhe popullin e kuq

schedule09:57 - 4 Shkurt, 2020

schedule 09:57 - 4 Shkurt, 2020

Sot është një ditë e veçantë për tifozët e Partizanit. Ekipi i tyre i zemrës mbush 74 vjeç dhe mbështetësit e “Demave të Kuq” kanë shumë gjëra për t’u krenuar. Në 4 shkurtin e vitit të largët 1946 u krijua një ekip që më vonë do të kthehej në legjendë.

Kampionët e Shqipërisë kanë kujtuar këtë përvjetor në faqen zyrtare në rrjetet sociale me një video historike. Plot 35 tituj ka fituar Partizani këto vite, teksa është klubi i vetëm shqiptar që ka triumfuar edhe jashtë Shqipërisë me shpalljen kampionë Ballkani në vitin 1970 (mposhtën bullgarët e Beroe Stara Zagora në dy finale).

Të kuqtë kanë fituar edhe titujt “Nderi i Kombit” dhe “Legjenda e Futbollit Shqiptar”, duke e bërë këtë ekip një ndër më të dashurit të gjithë popullit shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!