Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Elbasan. Nga ngjarja kanë mbetur pesë të plagosur.
Gazetar Aldo Kozarja bën me dije për abcnews.al se policia i ka kërkuar që të ndalojë një automjeti tip “Passat” që po vinte nga Librazhdi për në Elbasan. Pasi nuk ka ndaluar, policët i kanë hedhur zinxhirë me gozhdë në rrugë për ta ndaluar.
Forcat blu kanë identifikuar dy personat që gjendeshin në automjetin tip “Passat” që nuk i ndaloi forcave të rendit duke shkaktuar pesë të plagosur mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Mësohet se drejtuesi i mjetit quhet Aldiron Shehu, i cili nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar në hyrje të Pogradeci.
Shehu po drejtonte makinën me targa greke dhe është ndjekur më pas nga policia. Ai nuk i ka ndaluar edhe dy postblloqeve të tjera duke bërë që policia ti hedhë zinxhirë me gozhdë në Elbasan.
Në këtë moment makina tip “Passat” ka kaluar në anën tjetër të rrugës duke përplasur dy makina të tjera, njëra prej të cilave “Autoshkollë”.
Kjo ka bërë që në aksident të përfshine tre makina duke shënuar pesë të plagosur. Mes tyre është edhe efektivi i policisë Eugen Abdurrazaku.
Njoftimi i policisë
Elbasan
Më datë 04.02.2020, rreth orës 09:00, Salla e Drejtimit Korçë, ka njoftuar Sallën e Drejtimit të DVP Elbasan se mjeti tip Pasat i zi me targa Greke IEH 3922, nuk i ka ndaluar shërbimeve të policisë Korçë dhe Pogradec dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.
Menjëherë në Librazhd është ngritur pikë kontrolli e përforcuar , por drejtuesi i mjeti sa ka parë policinë ka marrë përpara sinjalistikën e vendosur në rrugë sipas procedurës për pikë kontrolli dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar me shpejtësi të madhe në drejtim të Elbasanit.
Shërbimet e Policisë së Librazhdit janë vënë në ndjekje të mjetit deri në Elbasan duke mbajtur komunikim me shërbimet policisë në Elbasan.
Focat Shqiponja , ato të Patrullave të Përgjithshme dhe të Qarkullimit Rrugor, në hyrje të qytetit Elbasan në aksin rrugor Librazhd -Elbasan, kanë ngritur pikë kontrolli duke kontrolluar rrugën,.
Drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet duke goditur makinën e policisë dhe dy mjete të tjera.
Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën një punonjës policie dhe 4 shtetas .
Drejtuesi i mjetit shtetasi A. Sh, 27 vjec , banues në Gjirokastër është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Ky drejtues mjeti edhe në vitin 2018 , ka kryer të njëtat veprime duke mos ju bindur urdhërit të punonëjsit të policisë për të ndaluar.
Nga kontrolli i mjetit nuk u gjetën armë apo lëndë narkotike por vetëm disa targa atuomjetesh.
Theksojmë se nuk ka patur asnjë të shtënë me armë zjarri gjatë ndalimit të automjetit.