Fabio Capello vjen me një propozim interesant sa i përket VAR-it. Teknologjia ka krijuar polemika të shumta, sidomos kur nuk ndërhyn në disa raste. Trajneri i njohur italian thekson për TMW se në dhomën e VAR-it duhet vendosur një ish-futbollist.
Ky i fundit do të gjykonte shumë më mirë disa raste të dyshimta dhe do të ndihmonte shumë arbitrat për të marrë vendimin e duhur në rastet e dyshimta.
“Gjykimi ka ndryshuar shumë, po mundohen të bëjnë gjërat e duhura për t’u përmirësuar, por pamë si gabuan në rastin e penalltisë së Juventusit. Duhet kuptuar se pse nuk vendosin një ish-futbollist, i cili di si të sillet dhe do të ndihmonte VAR-in. Është një botë e mbyllur, për fat të keq“, deklaron Fabio Capello. /abcnews.al