Starova: Vila lojtar i mrekullueshëm, gabimi i Frashërit ishte njerëzor

schedule23:31 - 3 Shkurt, 2020

schedule 23:31 - 3 Shkurt, 2020

Sulejman Starova është si gjithmonë i ftuar në Pressing. Trajneri i mirënjohur analizoi kampionatin shqiptar deri më tani, ku tha se Flamurtari dhe Luftëtari kanë rënë nga Kategoria, por Vllaznia dhe Skënderbeu do të ndjejnë tensionin e vendit të tetë, që është ai i Play-Out.

KAMPIONATI – “Nuk ka ndryshuar asgjë nga fillimi, të gjithë e kanë parashikuar që do të vazhdojë konkurrenca si në kampionat, ashtu dhe në Kupë, si dhe në zonën UEFA. Ka një bukuri të vogël, sepse kampionati ka kohë që i ka të deklaruara Flamurtarin dhe Luftëtarin që janë larguar nga Superiore. Skënderbeu dhe Vllaznia i kanë mundësinë për Europën, por në krahun tjetër, e kanë dhe tensionin e Play-Out (vendi i 8)”.

TEUTA – “Pse humbi Teuta? Pse-ja nuk shkon vetëm me një fjali, duhet analizuar loja. Ishte një lojë shumë e kënaqshme, sepse dhe infrastruktura ta lejon këtë. Durrësi u përgjigj shumë mirë që në fillim të lojës, u shpërblye dhe me një aksion model, ku arriti të shënojë një gol të mrekullueshëm. Komplimente për Vilën, që është një lojtar shumë i mirë. Për fat të keq, bëhet dhe një individ sebep për të barazuar, ishte një gabim njerëzor i portierit, i cili i dha një gol të sigurt. Nëse Tirana nuk do të barazonte, do të stresohej shumë. Më pas, superioriteti numerik bëri të veten. Në këto kushte, Tirana fitoi. Teuta reagoi në mënyrë të shkëlqyer me 10 veta, është pretendente për titull, për UEFA-n nuk diskutohet. Ka humbur pikët”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!