Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani këtë të hënë ka qenë në studion e ABC News ku ka komentuar zbatimin e paketës Anti KÇK, të cilën e quan një ligj antikushtetues.
Në studio me gazetaren Mirela Milori, Manjani është shprehur se ky është një ligj që sipas tij me shumë mundësi është miratuar pa u lexuar fare nga tufa e ministrave që janë në kuvend. Qeveria shqiptare sipas ish ministrit të Drejtësisë ka 7 vite që thotë se po lufton krimin dhe korrupsinin që shpall luftë RAI, etj krejt papritur nxjerr dhe miraton një ligj antikushtetues.
“Të gjithë këto që flasin kundër kësaj pakete qeveria dëshiron që ti quajë të lidhur me krimin. Ky ligj i miratuar me vendim qeverie që është lexuar nga një tuf ministrash që me shumë gjasë nuk është lexuar nga ministrat, është miratuar direkt si ligj dhe nuk ka lidhje fare me nenin e Kushtetutës pa pasur asnjë rast nevojë emergjence për miratimin e tij. Ka 7 vjet që qeveria thotë ese e ka luftuar krimin zihet me RAI dhe përzë polic me miratimin e këtij ligji del se qeveria ka pasur emergjencë për miratimin. Qeveria thotë se po luftojmë krimin kjo është gjë e mirë, por me këto instrumenta që tejkalojnë aktin kushtetues, rrezon sigurinë juridike, sigurinë gjyqësore, anashkalon SPAK dhe BKH me atë akt normativ i anashkalon të gjitha këto. Këto janë teatro populistë që nuk kanë asnjë kuptim, në një shtet të së drejtës nuk i mbushet mendja kryeministrit dhe ministrit se jam i ndershëm kjo mendje duhet me ju mbush mendjen prokuroreve dhe gjykatësve. Kryeministri duhet ti japë hesap popullit dhe populli kryeministrit“, tha Manjani.
Ndër të tjera në abcneës.al, ish ministri Manjani është shprehur se mbështetja e ndërkombëtarëve është teatër, pasi sipas tij ato kanë investuar dhe po mbrojnë përfitimet e tyre. Sipas tij nuk është mbështjetje janë thjesht deklarata të thata, por nuk ëhstë detyra e tyre të ruajnë kushtetutën tonë.
“Unë mendoj se ato janë palë me këtë pasi mund të kenë derdhur disa para dhe po mbrojnë paratë e tyre, nëse një delegacion si ai i BE dhe SHBA përfshihet në këtë rrugë nuk është më arbiter. Përfshirja e tyre në këtë i bën që të jenë në pozita të panashme. Nuk pres që pjesa diplomatike të na gjykojë ne se bën apo s’ben Kushtetuta, përderisa ato thanë se zgjdhje mund të ketë zgjedhje edhe pa dekret. Ne s’duhet ta lëmë fatin tonë në dorë të ndërkomëbtarëve pasi s’ka njeri të pagabueshëm,” shprehet Manjani. .
Ndërkohë pyetjes së Milorit do të ketë apo jo zgjedhje të parakohshme, Manjani është përgjigjur se nuk beson që ë vendin tonë do të zhvillohen dhe pse e shikon si e vetmja zgjidhje të krizës politike.
“Nuk shikoj zgjedhje të parakohshme, duhet patjetër të kishte oasu ishte e vetmja zgjidhje që mund të kishte Shqipëria qoftë edhe me këtë kod që ne kemi. Ne kemi bërë 2 herë zgjedhje në 30 vjet, ne i konsiderojmë zgjedhjet hapësirë lufte. Nuk e lënë popullin të votojë, dhe kjo ëhstë kriza më e madhe dhe është e vështirë të zgjidhet,”shtoi nder te tjera ai.
Gjithashtu ai është shprehur se presidenti Ilir Meta nuk mund të bëjë thirrje por vetëm të bëjë tryeza për dialog, nuk ka pse të presë asgjë./abcnews.al