Naftëtarët e Ballshit vazhdojnë protestën, bllokojnë brenda uzinës 3 autobotë të kompanisë

schedule18:04 - 3 Shkurt, 2020

schedule 18:04 - 3 Shkurt, 2020

Pas protestave në orët e paradites, naftëtarët e Ballshit bllokuan në mbrëmje hyrjen në Uzinë.

Naftëtarët thanë se kanë informacione që në rafineri janë 3 autobote që marrin squfur dhe gaz që kanë mbetur nga koha kur uzina ishte në punë. Autobotët janë të kompanive që administrojnë rafinerinë.

https://youtu.be/E1tdSdPCFek

“Ballshi, Mallakastra nuk është 10 maune, nafta këtu është poshtë nesh. Ne do bëjmë si të bëjmë, po fëmijët tanë më pas? Ky shtet  çfarë bën?

Ne na njoftuan se janë futur disa makina për të marrë produktin e fundit që ka ngelur dhe erdhëm menjëherë te porta”.

Punonjësit shprehen se nuk do lejojnë që autobotet të dalin.

“Si hajdutë, natën vijnë, ne nuk e lëshojmë këtë portën këtu që kemi zënë”.

Prej ditësh naftëtarët e Ballshit të mbetur pa punë kërkojnë pagat e prapambetura dhe që uzina të vihet në punë.

“Ne na kanë hedhur dhe sigurimet shoqërore por lekë s’kemi marrë. Ku janë lekët tona, kush i mori? Ne kërkojmë kalimin e pagave që na ka premtuar pronari me pagë minimale, muajin tetor, nëntor, dhjetor. Do vazhdojmë të protestojmë, nuk ka shanse më, jemi të humbur, kam 47 vjet punë në uzinë dhe nuk më ka bërë vaki kurrë kështu”.

Shkak për pezullimin e punës në uzinë është bërë mungesa e naftës bruto që prej muajsh nuk ju shitet nga Kompania Bankers Petroleum./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!